Të premten, më 21 nëntor, Nice priti Marsejën në një ndeshje të xhiros së 13-të të Ligue 1, dhe në mesin e pjesës së parë loja “vloi”.
Në minutën e 33-të, Mason Greenwood shënoi për të dyfishuar epërsinë e Marsejës.
Por menjëherë pas golit, tensionet u ndezën dhe shpërtheu një përleshje midis lojtarëve të Nice dhe Marseille, duke u përplasur pothuajse në një sherr të plotë.
Për fat të mirë, situata u qetësua shpejt. Arbitri dha disa kartonë të verdhë dhe ndeshja vazhdoi.



















