Muslija i shënon eurogol Zvicrës

E publikuar: 18/11/2025 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka rikthyer gjithçka në ekuilibër! Në minutën e 74-të, Florent Muslija ka shënuar golin e barazimit për 1–1 ndaj Zvicrës, duke ngritur peshë tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Mesfushori kosovar, pas një aksioni të shpejtë gjeti hapësirën e duhur dhe me një goditje precize mposhti portierin Kobel, duke rikthyer shpresat dhe energjinë e ekipit të Fodës.

Atmosfera është elektrizuese dhe ndeshja tashmë mbetet e hapur, me të dy skuadrat që kërkojnë fitoren në këtë duel vendimtar të Grupit B për kualifikimet e Botërorit 2026.