“Fat të mbarë, djema”, Hoffenheimi me postim të veçantë për djelmoshat dardanë që i ka në skuadër

E publikuar: 18/11/2025 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hoffenheimi me postim të veçantë për djelmoshat dardanë që i ka pjesë të skuadrës.

Klubi gjerman i ka uruar suksese Fisnik Asllanit, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut për ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës.

Megjithatë, këta dy të fundit nuk do të luajnë fare sonte, pasi selektori i Kosovës, Franco Foda nuk i ka përfshirë në listën e lojtarëve, shkaku i rrezikimit të suspendimit.

“Fat të mbarë, djema”, shkruan Hoffenheimi në rrjetin social Facebook.