​Distria Krasniqi në finale të Geand Prix

E publikuar: 14/11/2025 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në finalen e Grand Prix Zagreb 2025, duke vazhduar paraqitjet mbresëlënëse në këtë garë prestigjioze.

Në gjysmëfinale, Krasniqi shënoi fitore bindëse ndaj italianes Gaia Stella, të cilën e mposhti me Ippon. Me këtë sukses, kampionia olimpike siguroi vendin në duelun final, ku do të përballet me Reka Pupp nga Hungaria.

Federata e Xhudos së Kosovës i ka uruar suksese Distrias në finalen e mbrëmjes, duke shprehur besimin se ajo do të shkëlqejë edhe një herë në tatamin ndërkombëtar.