Kush është ky person i dyshuar? Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

E publikuar: 11/11/2025 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Rajonale e Ferizajt ka lëshuar një thirrje për bashkëpunim me qytetarët, në përpjekje për të identifikuar dhe kapur një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit, dyshohet se më 24 prill 2025, rreth orës 11:30, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, personi i dyshuar ka kryer veprën penale të vjedhjes. Deri më tani, ai nuk është identifikuar.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tij, duke njoftuar:

Stacionin më të afërt të policisë,

Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”,

Ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, njofton Policia e Ferizajt.