Derbi Arsenal–Manchester City mbyllet pa fitues

E publikuar: 21/09/2025 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Manchester Cityt është mbyllur me barazim 1-1 në “Emirates Stadium”.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi herët në ndeshje, kur Erling Haaland realizoi në minutën e 9-të.

Mirëpo, londinezët nuk u dorëzuan dhe arritën të shpëtojnë një pikë falë golit të Gabriel Martinellit në minutën e 93-të, duke ngritur në këmbë tifozët vendas.

Kjo përballje i takonte xhiros së pestë të Premierligës. Pas këtij barazimi, Arsenali ka grumbulluar 10 pikë dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Manchester City me shtatë pikë pozicionohet në vendin e nëntë.