Mbrëmja e sotme rezervon një përballje spektakolare në “MetLife Stadium”, ku Paris Saint-Germain dhe Real Madridi do të luftojnë për një biletë drejt finales së madhe të Kupës së Botës për Klube. Ndeshja nis në ora 21:00 dhe fituesi do të përballet me Chelsea-n në aktin final.
Skuadra pariziene vjen si favorite, falë eksperiencës së konsoliduar dhe formës së mirë që ka treguar, por përballë ka një Real Madrid të rikonstruktuar që po fiton identitet nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso. Për “Los Blancos”, kjo ndeshje do të jetë një test i vërtetë për ambiciet e reja që po ndërtohen në “Bernabéu”.
Formacionet zyrtare
Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembélé, Doué, Kvaratskhelia.
Real Madridi: Courtois; Fede Valverde, Asencio, Rüdiger, Fran García; Arda Güler, Tchouaméni, Bellingham; Gonzalo, Mbappé, Vinicius.
Spektakli është i garantuar – dy nga gjigantët e Evropës përballen në një ndeshje që mund të përcaktojë jo vetëm finalistin, por edhe balancat e forcave në futbollin botëror.

















