Igli Tare ua sugjeron italianëve trileçen

E publikuar: 08/07/2025 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë konferencës për shtyp për të prezantuar Allegrin, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, i habiti të pranishmit me një fakt argëtues gastronomik, shkruan il messaggero.it.

Gjatë konferencës për shtyp për të prezantuar Allegrin, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, i habiti të pranishmit me një fakt argëtues gastronomik, shkruan il messaggero.it.

Duke folur për trileçen, ëmbëlsirën që tani është bërë një ”institucion” i vërtetë gastronomik në Shqipëri, ai tha duke qeshur se ”nëse nuk e keni provuar ende, jua rekomandoj”.

Me krenari, Tare shpjegoi se si kjo ëmbëlsirë e butë dhe sfungjerore është pranishme në shtëpitë shqiptare gjatë festave.

Trileç, një tortë e butë, e ëmbël dhe kremoze të pushton që me shijen e parë.

Pavarësisht se është bërë simbol i ëmbëlsirave shqiptare, trileçe nuk ka origjinë ballkanike.

Ëmbëlsira është në fakt një variant i “torta tres leches” të famshme të lindur në Amerikën Latine, nga e cila më pas u përhap në Turqi dhe Ballkan gjatë shekullit XX.

Përbërësit e trileçes nuk i përkasin kuzhinës më të lashtë tradicionale shqiptare, por kjo nuk e ka penguar këtë ëmbëlsirë të bëhet pjesë integrale e identitetit kombëtar gastronomik.

Në Shqipëri, trileçe shërbehet në restorante, pastiçeri dhe veçanërisht gjatë festave familjare.

Një ëmbëlsirë që tregon një udhëtim kulturor dhe kulinar, i mbartur edhe nga ata si Igli Tare, të cilët vazhdojnë të pretendojnë origjinën e saj