Dështon edhe përpjekja e 31-të për konstituimin e Kuvendit

E publikuar: 13/06/2025 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të 31-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Edhe seanca e sotme sërish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni

Nga 80 deputetët që ishin në sallë, 47 votuan për, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Seanca tjetër mbahet me 15 qershor në orën 11:00.