Zemaj: Nuk duket që edhe i dyti mund të ketë shumicë për qeveri

E publikuar: 13/06/2025 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk ka vullnet që edhe i dyti ta ketë shumicën.

Ai ka thënë se LDK-ja ka ofruar idenë e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

“Ajo që është parë, nuk shihet vullnet që dikush edhe si i dytë mund të ketë shumicë të konsoliduar, që do të krijonte shumicën për qeveri. Kjo është ofertë për të kaluar ngërçin politik”, tha Zemaj.