Për herë të 28-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
Dehari bëri të ditur se në sallë ishin të pranishëm 85 deputetë.
Nga të cilët, ‘‘për’’ ishin 48 deputetë , ‘‘kundër’’ s’ka pasur dhe as ‘‘abstenim’’ s’ka pasur.
Seanca e radhës do të mbahet me 9 qershor, në orën 11:00.


















