Pozhari në mbështetje të Saranda Bogujevcit: “Ti je një shpirt i madh! – Me dëshmitë e tua ja dha Kosovës vulën e pafajësisë!

E publikuar: 02/06/2025 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar me një mesazh emocional në mbështetje të deputetes Saranda Bogujevci, duke vlerësuar guximin dhe forcën e saj si një nga dëshmitaret kyçe të krimeve serbe në Kosovë.

Në një status të publikuar, Pozhari e cilëson Bogujevcin si “një shpirt të madh” dhe një simbol të qëndresës së ndershme përballë dhimbjes së pafund.

“Ti je një shpirt i madh! Fëmijë i rritur para kohe që me dëshmitë e tua ja dha Kosovës vulën e pafajësisë,” shkruan Pozhari, duke iu referuar dëshmive të Sarandës në gjykatat ndërkombëtare, të cilat ndihmuan në dokumentimin dhe denoncimin e gjenocidit në Kosovë.

Ai shton se Saranda nuk i ka marrë asgjë këtij vendi, përkundrazi, i ka dhënë shembullin më të pastër se si dhimbja mund të bartet me dinjitet dhe ndershmëri.

“Ti këtij vendi asgjë nuk i more, veç i dhe shembull se si dhembja bartet ndershëm,” shprehet Pozhari, duke i dhënë zë emocioneve që shumë qytetarë ndajnë për rrugëtimin e Sarandës.