Me ftesë të presidentes Osmani, kryediplomati boshnjak mbërrin në Kosovë

E publikuar: 01/06/2025 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ftesë të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në Kosovë ka mbërritur Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković.

Ministri Konaković do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.

Për këtë ka njoftuar zyra për media e presidencës.