Tahiri: Situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike

E publikuar: 30/05/2025 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike, përcjell infosot.com

Ai ka thënë se rritja deri në 200% e çmimit të energjisë për prodhuesit, po i çon shumë ndërmarrje drejt bankrotimit.

“Këto biznese përfaqësojnë rreth 70% të punësimit në sektorin privat dhe kontribuojnë në mbi 50% të GDP-së së Kosovës. Liberalizimi pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bazuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim. Qeveria duhet të dëgjojë zërin e atyre që punësojnë mijëra qytetarë dhe jo t’i stigmatizojë si armiq të shtetit. Reforma kërkon përgjegjësi, jo arrogancë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Shkrimi i tij:

Situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike

Rritja deri në 200% e çmimit të energjisë për prodhuesit po e çon shumë ndërmarrje drejt bankrotimit. Këto biznese përfaqësojnë rreth 70% të punësimit në sektorin privat dhe kontribuojnë në mbi 50% të GDP-së së Kosovës.

Liberalizimi pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bqzuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim.

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e atyre që punësojnë mijëra qytetarë dhe jo t’i stigmatizojë si armiq të shtetit.
Reforma kërkon përgjegjësi, jo arrogancë.