Krasniqi: Vërtet është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim

E publikuar: 29/05/2025 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës konstituivet të Kuvendit të Kosovës, tha se vërtet është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim.

“Kanë kaluar një muaj e gjysmë prej kur ka filluar tentimi për ta konstituar Kuvendin dhe mbi tre muaj e gjysmë prej kur janë mbajtë zgjedhjet, fatkeqësisht bllokada e inicuar dhe e mundësuar nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon në Kuvendin e Kosovës. Ne as sot s’kemi institucione dhe duket që s’ka as interesim e asnjë veprim që do ta nxirrte Kosovën nga situata e rëndë në të cilën kjo kryeneçësi politike e z.Kurti dhe partisë Vetëvendosje e ka futur vendin tonë. Vërtetë është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim. Besoj që mjaftueshëm i ka mashtruar deri tash zoti Kurti, sepse ka pasur aty edhe të tjerë që kanë shfaqë ambicie me qenë kryetar apo kryetare, por duket që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se krejt tw tjerët bashkë”, tha ai.