VV: Kumanova digjet, e Qeveria e Kosovës krihet

10.05.2015 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VV: Kumanova digjet, e Qeveria e Kosovës krihet

Shqiptarët në Kumanovë kanë nevojë për ndihmë institucionale të Kosovës e të Shqipërisë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk mund ta kenë ditë pushimi këtë fundjavë. Serbia e Milosheviqit shumicën e masakrave në Kosovë në vitet ’98 e ’99 i ka kryer pikërisht në fundjavë kur njerëzit pushojnë. Presidenti i Maqedonisë Ivanov u kthye nga Moska dhe po e mbledh sonte Këshillin e Lartë të Sigurisë. Madje edhe Kryeministri i Serbisë Vuçiq i ka thirrur në mbledhje koordinuese sektorët e sigurisë. Qeveritë në Tiranë e Prishtinë nuk guxojnë të bëjnë sehir e të njoftohen me dromca lajmesh televizive që kapërcejnë terrin informativ të imponuar nga Gruevski.

Ndërkohë kemi parë mobilizim të madh të Qeverisë së Serbisë, duke dërguar qindra policë, në kufi me Maqedoninë dhe Kosovën. Kumanova e lidh Luginën e Preshevës me Shkupin, prandaj Gruevski e Vuçiqi duan ta zbrazin atë e ta lënë pa shqiptarë. Tashmë dhjetëra familje shqiptare nga Kumanova janë shpërngulur në Preshevë e në Shkup. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet të reagojnë kundër shtetrrethimit të shqiptarëve në Kumanovë nga Gruevski dhe kundër kërcënimeve dhe luftënxitjes së Vuçiqit dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Anekënd kufirit Kosovë-Serbi-Maqedoni janë vendbanime me shqiptarë. Asnjë fjalë nuk e thanë e asnjë veprim nuk e bënë Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për këtë.

Politikanë e krerë të ndryshëm shqiptarë të institucioneve e partive politike po bëjnë thirrje për qetësi e durim të shqiptarëve. Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë reaguar sikur të ishin në pozicionin e neutralitetit të diplomatëve të huaj, duke mos ndjerë kurrfarë përgjegjësie për mbrojtjen e shqiptarëve prej terrorit policor që po ushtrohet ndaj tyre në Maqedoni. Ata ose kanë harruar ose nuk duan ta kujtojnë që qetësia dhe durimi i shqiptarëve kurrë nuk ua ka ndërruar mendjen armiqve të tyre. Shqiptarët nuk mund të jenë të qetë e të durueshëm teksa shtypen politikisht, shfrytëzohen ekonomikisht, diskriminohen kulturalisht dhe tash edhe rrethohen nga policia e armatosur rëndë që bastis shtëpitë shqiptare e arreston edhe fëmijë e pleq.

Po ashtu, konsiderojmë që është i papranueshëm qëndrimi i faktorit shqiptar në Qeverinë maqedone, ku BDI-ja u bën thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve ndërkohë që vetë BDI-ja është në këtë Qeveri antishqiptare që po bën kërdi mbi lagjet shqiptare në Kumanovë.

Deri më tani kemi parë deklaratat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë ku nuk përmenden fare të arrestuarit shqiptarë nga Kumanova e as emrat e të lënduarve. Nga familjarët dimë se të paktën tre familje gjenden në Shkup të arrestuar ku përfshihen të moshuar 80 vjeçar deri tek fëmijët 3 vjeçar. Ata duhet të lirohen sa më parë dhe emrat e numrat e viktimave shqiptare duhet të bëhen publike, thuhet ne komunikaten per media te Vetevendosjes.

Në kohën kur Qeverisë së Gruevskit po i konvenon lufta e armatosur kundër shqiptarëve të paarmatosur, e vetmja zgjidhje politike për shqiptarët e Maqedonisë është organizimi qytetar masiv që në sheshet e Shkupit të rrëzohet Qeveria shtypëse e Gruevskit.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit