Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pasi u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë Speciale.
Kjo u konfirmua nga prokurori i rastit, Admir Shala.
Ministri në detyrë i MBPZHR-së u pyet sot nga hetuesit lidhur me kontratën e fabrikës për mbetjet shtazore.
Ndërkohë, po sot, u intervistua edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.

















