700 refugjatë nga Kumanova arritën në Preshevë

E publikuar: 10/05/2015 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Preshevë deri më tani kanë arritur 700 refugjatë shqiptarë nga Kumanova. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës Ragmi Mustafa.

“Të gjitha strukturat komunale janë të angazhuara dhe të përgatitura për të pranuar edhe një numër më të madh të njerëzve nga Kumanova, nëse ka nevojë për këtë gjë”, deklaroi Ragmi Mustafa, transmeton zhurnal.mk

Së bashku me Mustafën, vend-kalimin kufitar e kanë vizituar edhe përfaqësusit e Kryqit të Kuq, OSBE-së, dhe trupi koordinativ për jugun e Serbisë.