Abdixhiku pret ambasadorin italian, i thotë se vendi gjendet në ‘krizë të paprecedentë politike’

E publikuar: 20/05/2025 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të ketë pritur në takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini – me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.

Abdixhiku tha t’i ketë treguar Antoninit për “krizën e paprecdentë politike në vend”.

Postimi i plotë:

Mirëseardhje për ambasadorin e ri italian. 🇮🇹🇽🇰

Sot, prita në Selinë Qendrore të LDK-së, Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. E urova për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i urova sukses në detyrën e re. Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.

Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike. E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë.

E falënderova për vizitën, i shpjegova dhe gjithë historinë e madhe të LDK-së dhe i urova një mandat të suksesshëm në Kosovë!