Foshnja e porsalindur gjendet pranë deponisë së mbeturinave në Prishtinë, Prokuroria fillon hetimet

E publikuar: 19/05/2025 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një foshnje e porsalindur është gjetur brenda një qese pranë një deponie të mbeturinave në Matiçan të Prishtinës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimin e rastin.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala, ka thënë se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe ka nisur veprimet hetimore.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin aktual, është në ndërmarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore për këtë çështje. Per me shume informacione ju njoftojmë ne vazhdim”, tha ajo.