Prishtina e Re bëhet pjesë e Superligës së Kosovës

E publikuar: 18/05/2025 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është mbyllur xhiro e fundit në Ligën e Parë, ku Prishtina e Re e siguroi kalimin në elitën e futbollit kosovar, duke iu bashkuar Drenicës, ndërsa Liria dhe Vushtrria do të ndeshjen në barazh.

Drenica që më herët kishte siguruar Superligën e Kosovës, sot e mbyll kampionatin me një fitore me rezultat 4-3 si mysafir i Rahovecit.

Prishtina e Re ka fituar ndeshjen e fundit, duke mposhtur Kikën si mysafir me rezultat 3-1, ndërsa Vushtrrisë nuk i mjaftoi fitorja ndaj 2 Korrikut me rezultat 3-2.

Prishtina e Re me 69 pikë siguron kalimin direkt në Superligën e Kosovës, ndërsa Vushtrria me 67 pikë, e mbyll stinorin e rregullur në vendin e dytë.