Besnik Tahiri nga AAK, ka reaguar ashpër ndaj propozimit për mbajtjen e vetëm një seance plenare në javë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, ky është një propozim antikushtetues që synon të normalizojë shkeljet kushtetuese përmes përfshirjes së të gjithë akterëve në këto shkelje.
Në një reagim në Facebook, Tahiri e cilëson këtë iniciativë si një “eksperiment” dhe “shpikje” që rrezikon të shndërrojë qeverisjen në një model tranzicional autoritar, ku Kuvendi vihet në hije, madje deri në atë pikë që udhëheqësi i seancës të mund të shërbejë si ushtrues detyre i Presidentit.
Reagimi i plotë:
Propozimi për seanca një herë në javë është:– Propozim antikushtetues.
– Synim për të normalizuar shkeljet kushtetuese përmes përfshirjes së të gjithë akterëve në shkelje.– Eksperiment, një “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare – pa Kuvend, madje deri në pikën që udhëheqësi i seancës do të mund të ishte edhe ushtrues detyre i Presidentit.
– Përcjellje e mesazhit se vendi mund të mbahet pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet, për aq kohë sa institucionet e drejtësisë nuk dalin me një qëndrim mbi konfliktin e interesit midis detyrës së kryeministrit dhe asaj të deputetit.
Kjo është:– thirrje për legjitimimin e bllokadës.
– ftesë për rrënimin total të stabilitetit institucional dhe ndarjes së pushteteve.
Për kaos.

















