Kraki jep shpresë për Kuvendin: Këtë javë do të lëvizë diçka

E publikuar: 17/05/2025 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

‘‘Por këtë javë do të lëviz diçka’’. Kështu ka thënë deputeti Nezir Kraki sot lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend, para se të fillonte tentimi i 17-të i seancës për konstitumin e kuvendit.

Po ashtu, siç raporton EO, ai ka thënë edhe se, Kurti është duke u munduar ta konstituojë kuvendin.

“Albin Kurti po mundohet, në të gjitha mënyrat, të konstituoj Kuvendin, por këtë javë do të lëvizë diçka”, ka deklaruar Kraki.