Ka reaguar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për ngjarjet e fundit në Maqedoni.
Ajo përmes një komunikate për media ka thënë se i thërret të gjitha palët të përmbahen nga fhuna.
Kjo është komunikata e plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shprehë shqetësimin e saj të thellë për situatën në Kumanovë të Maqedonisë.
Presidentja Jahjaga apelon te të gjitha palët të respektojnë ligjin dhe të përmbahen nga dhuna.
Presidentja Jahjaga është në komunikim të rregulltë me institucionet relevante të vendit