Policia e Kosovës dhe KFOR zhvillojnë trajnim të përbashkët në Vrellë

E publikuar: 16/05/2025 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Bazën e Njësive Speciale “Vrella”, është zhvilluar me sukses një trajnim i përbashkët ndërmjet Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese të Policisë së Kosovës (NJTME) dhe KFOR US EOD.

Policia e Kosovës njofton se trajnimi ka përfshirë temat: “Ndërhyrja në pakot e dyshuara për bombë”;“Hapja e veturës së dyshuar për bombë”.

Ky aktivitet është zhvilluar me qëllim të rritjes së kapaciteteve profesionale në identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese (IED).

“Ky bashkëpunim operacional ndihmon në forcimin e aftësive të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave praktike dhe ngritjen e gatishmërisë për përballje me sfida të përbashkëta në fushën e sigurisë publike”, theksohet në njoftim.