KQZ mblidhet sot, shqyrton pezullimin e një partie dhe regjistrimin e një tjetre

E publikuar: 08/05/2025 09:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje. Në rend dite janë dy pika kryesore: rekomandimi për pezullimin e një partie dhe regjistrimin e një tjetre.

Sipas njoftimit, mbledhja do të fillojë në orën 13:30

Pika e parë është rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Kosovski Savez”.

Pastaj është rekomandimi për pezullimin e partisë politike “Kosova Adalet Turk Partisi”.