
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump / Foto FB-WH
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare njoftoi sot se do të ndihmojë dhe shpërblejë financiarisht emigrantët e paligjshëm që largohen nga Shtetet e Bashkuara dhe kthehen në vendin e tyre të origjinës.
Përveç ndihmës financiare dhe të udhëtimit për vetë-deportim nga SHBA-ja, të cilën një zëdhënës i ministrisë konfirmoi se përfshin një biletë vajtje falas, një shumë shtesë prej 1,000 dollarësh do t’u paguhet edhe njerëzve që vërtetojnë se janë kthyer në vendin e tyre të origjinës, raportoi Reuters.
Ministria tha se të paktën një emigrant i paligjshëm kishte përfituar tashmë nga oferta dhe ishte kthyer në Honduras , duke shtuar se ishin rezervuar edhe disa bileta avioni për këtë javë dhe javën tjetër.
Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Donald Trump premtoi të deportojë miliona emigrantë të paligjshëm nga SHBA-të, kujton Reuters.

















