Vlora Çitaku, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane pritet që së shpejti ta marrë postin e ambasadores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është duke u testuar para Komisionit për Politikë të Jashtme, ku po shqyrtohet kandidatura e saj si ambasadore e Kosovës në Uashington.
Lidhur me këtë çështje ka shkruar edhe Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Vlora Çitaku është një diplomate kompetente dhe dinamike, prandaj është përfaqësuesja më e duhur e Kosovës në SHBA.
Këto fjalë, Hoxhaj i ka thënë në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook.
Ja shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:
Sot në Komisionin për Politikë të Jashtme shqyrtuam kandidaturën e Vlora Çitakut për Ambasadore të Kosovës në Ëashington, një diplomate shumë kompetente dhe dinamike. Me punën e saj si Konsulle në Neë York dhe profesionalizmin e treguar, Çitaku është përfaqësuesja më e duhur e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend me të cilin kemi ndërtuar një lidhje të veçantë. EHoxhaj./Indeksonline/