Isa Mustafa, e mbështet NatEv e cila po garonë për fitore në NASA

07.05.2015 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Isa Mustafa, e mbështet NatEv e cila po garonë për fitore në NASA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka ndarë mbështetjen e tij për të rinjët e një grupi të quajtur NatEv, nga Kosova, të cilet janë duke garuar me projekte e tyre për Agjensin Amerikane Hapësinore NASA.

Këta të rinjë kanë hyrë në garë duke ndërtuar aplikacione për sfidat hapësinore, të cilet edhe janë të radhitur në vendin e 15 në bazë të votave që kanë marrë deri tani, transmeton infosot.com

Me poshtë mund të shihni edhe mbështetjen dhe thirrjen për mbështetje të plotë nga Mustafa për këta të rinjë të cilet tërë këtë punë po e bëjnë duke e pasur në krahë Qendrën inovative të Kosovës , të bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook:

“Dua të ndajë me ju kënaqësinë dhe ndjenjën e krenarisë me anëtarët e ekipit NatEv të Qendrës Inovative të Kosovës. Ata janë bërë pjesë e një gare të ngushtë për të fituar në garën prestigjioze të Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA, Aplikacionet për sfidat hapësinore (Space Apps Challenge).
Projekti i të rinjve kosovarë, NatEv, ka hyrë tashmë në mesin e 15 projekteve më të votuara, në një garë mes 950 projekteve nga 133 shtete pjesëmarrëse. Siç jam informuar NatEv Explorer është një platformë e bazuar në “web”, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bëhet klasifikimi i dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.
Kjo është një arritje e madhe e Qendrës Inovative të Kosovës, e këtij ekipi të mrekullueshëm të të rinjve kosovarë, të cilët meritojnë mbështetjen tonë.
Unë u drejtohem me ftesë për ta mbështetur ekipin tonë NatEv, me votim në këtë link https://2015.spaceappschallenge.org/award/#peopleschoice, për çdo 24 orë, deri ditën e premte, më 8 maj 2015. Sa më të shumta votat tona, djemtë e Kosovës i afrohen fitores së kësaj gare të fortë në Agjencinë Amerikane të hapësirës NASA. I.M.” / Info Sot

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar