ISIS hap hotel me 262 dhoma, 2 restorante dhe një palestër

E publikuar: 06/05/2015 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ISIS ka hapur hotelin e vet luksoz në qytetin e Mosulit të Irakut për anëtarët e grupit ekstremist për të qëndruar në të dhe për ta vizituar.

Disa foto të postuara nga militantët e ISIS në mediat sociale, shihen sesi terroristë të Shtetit Islamik kujdesen për mirëmbajtjen e kopshteve, lustrimin e kateve, pastrimin e dritareve, pishina noti dhe dy flamuj të zinj të ISIS që valviten në pjesën e përparme të ndërtesës shumëkatëshe.

Hoteli besohet se është “Hotel International Ninawa” i cili ka marrë një numër të konsiderueshëm komentesh pozitive në TripAdvisor, para se të zihej nga militantët eISIS dhe të zhdukej çdo gjurmë të emrit të dikurshëm. Hoteli ka 262 dhoma, dy restorante, si dhe palestër dhe ofron një sërë shërbimesh të tjera. /Indeksonline/