Pacolli: Unë po investoj – Qeveria po më pengon

05.05.2015 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Unë po investoj – Qeveria po më pengon

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se po investon për të krijuar në vend mijëra vende pune, por se Qeveria po e pengon. Me këtë sipas Presidentit të AKR’së po pengohet e ardhmja e Kosovës.

“PO INVESTOJMË NË TRI FABRIKA QË KRIJOJNË MIJËRA VENDE PUNE. PO NA PENGOJNË!!. JO MUA, POR TË ARDHMEN E KOSOVËS QË KËSHTU DO BOSHATISET!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ja shkrimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook:

PO INVESTOJMË NË TRI FABRIKA QË KRIJOJNË MIJËRA VENDE PUNE. PO NA PENGOJNË!!. JO MUA, POR TË ARDHMEN E KOSOVËS QË KËSHTU DO BOSHATISET!

Siç u informuat më herët, dje fabrika Intertex (pjesë e grupit Mabetex) nisi eksportin e prodhimeve të veta për Suedi. Kjo fabrikë, që punon në një objekt të huazuar nga ish-kombinati “Emin Duraku”, nuk e ka zgjidhur ende problemin e selisë së prodhimit dhe për këtë shkak e ka të pamundur rritjen e volumit të prodhimeve të saja. Po ta kishte zgjidhur këtë problem, ndërmarrja në fjalë do të punësonte menjëherë disa qindra punëtorë.

Nga ana tjetër, është një numër i madh i ish-fabrikave të Gjakovës që janë bosh (disa të shitura nga AKP, shkel e shko) me mënyrat e saja të njohura të privatizimit e disa me status të papërcaktuar, por të bllokuara.

Këto fabrika janë të boshatisura e nga ana tjetër qeveria nuk ndërmerr asgjë pro funksionalizimit të tyre. E vetmja që ka ndërmarrë çdo gjë të mundur është Kryetarja e Gjakovës, zonja Kusari, me orvatjet e saja të pafundme për t’i vënë në funksion këto fabrika, por për shkak të bllokadës së qartë nga lart, deri tani nuk ishte dhe mbetet e mundur të bëhet asgjë.

Kjo qasje e kësaj qeverie po e pengon zhvillimin e Kosovës e sidomos të dy komunave që udhëhiqen nga AKR. Ju kujtohet edhe me Mitrovicën si në menyrë tinzake u bllokua puna e ndërtimit të kompleksit të fabrikave të kërpudhave.

Nuk është as për t’u imagjinuar si nuk u mundësua ndarja e nje parcele 4/5 hektarësh për të filluar ngritjen e këtyre fabrikave?

A mund të besoni se edhe kryetari i Mitrovicës nuk ia del (për shkak të bllokadës e shantazheve ashiqare) të ndajë një copë tokë për këto fabrika?

Investitorët, duke mos patur zgjidhje tjetër, u detyruan të marrin tokë me qira për të filluar ndërtimin e fabrikave. Fabrikat tani janë në ndërtim e sipër dhe për pak muaj do të fillojnë prodhimin. Prodhimi do të shitet tërësisht jashtë vendit. Meritat për gjetjen e tregut jashtë Kosovës, në mënyrë të pakontestueshme i shkojnë kompanisë së djemve të kryetarit Agim Bahtiri, e cila operon në Hollandë.

EDHE NJË! Unë jam duke investuar tani, pos Gjakovës dhe Mitrovicës, edhe në një projekt të dimensioneve të mëdha në Ferizaj, në fabrikën e tubave. Duke parë qasjen negative të qeverisë së Kosovës (e cila tenton të më bllokojë madje edhe marrjen e lejes për zbritje ne aeroportin e Prishtinës, lëre më ndonjë lehtësim tjetër) dhe për shkak të mungesës së përfitimit (mungesa e fuqisë blerëse) sot nuk do ia vlente të merresh me Kosovën.

Shpresa se do të ndërrojnë gjërat, emocionet për atdhe dhe dashuria për popullin tim me shtynë të sakrifikoj edhe më tutje.

E kuptoj se nuk më duan mua, por a e duan Kosovën, ardhmërinë e brezave të rinj që duhet të ndërtohet këtu? Unë, njerëzit e AKR janë të vetmit që ofrojnë dhe krijojnë vende pune! Ata që na pengojnë, ofrojnë të kundërtën, mjerimin, mungesën e shpresës që i shtyn njerëzit të ikin!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor