LDK ka nevojë për unitet

05.05.2015 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK ka nevojë për unitet

Lutfi Haziri për Politiko: LDK ka nevojë për unitet, i cili nuk është në atë pikën që do të doja ta shihja. Këto zgjedhje definitivisht do të determinojnë çfarë drejtimi do të marrë LDK.

Lutfi Haziri është emri i cili shihet si alternativë për ta marrë drejtimin e LDK’së, në kohën kur ka hyrë në procesin e brendshëm zgjedhor dhe elektorati i saj sheh të domosdoshme ringjalljen e partisë.

Grupet rivale të Isa Mustafës dhe Fatmir Sejdiut sërish kanë krijuar një atmosferë të gjuhës së ashpër, ndërkohë që afrohet dita kur do të vendoset se me çfarë lidershipi do të ecë në vitet në vazhdim LDK dhe sidomos a e ka ndërmend ta sfidojë seriozisht PDK’në e Hashim Thaçit dhe t’i fitojë zgjedhjet, gjë që nuk e ka bërë në tri palë zgjedhjet e fundit.

Lutfi Haziri ka një mesazh të fuqishëm, që dëshiron ta japë. Thotë se aktualisht LDK ka nevojë për unitet, të cilin ai nuk e sheh se ekziston në pikën sa do të dëshironte ta shihte.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërkaq, konsideron se LDK duhet të punojë që ta rrisë elektoratin dhe ta kthejë besimin e atyre që e kanë humbur në këtë parti.

Ai ka folur në Politiko.net për procesin zgjedhor në LDK, të cilin e ka quajtur “jashtëzakonisht të mirë”, por nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse vetë do të kandidojë për Kryetar të LDK’së.

“Kjo varet shumë nga zhvillimet që do të ndodhin atje. Por, realisht nuk besoj që edhe më tutje është koha të flas për ambicie politike ose për kandidatura të askujt, e aq më pak timen”.

“Jam i angazhuar këtu ku jam dhe vazhdoj të jem këtu ku jam. Kjo është primare për mua”.

LDK po kalon nëpër procesin e saj të brendshëm zgjedhor dhe aktualisht ka vlerësime të ndryshme sa i përket rregullsisë së tij. Personalisht, a jeni i kënaqur me zhvillimet e deritashme?

Lutfi Haziri: Personalisht, me aq sa kam përcjell, procesi zgjedhor në 25 vjetorin e themelimit të LDK’së është jashtëzakonisht i mirë. Është i identifikuar me interesim të pjesëmarrjes, pjesëmarrje të grupmoshave dhe gjeneratave të ndryshme, që përfshin pra edhe logjikën e partisë.

Besojmë shumë se kalendari që është ruajtur tash, sa u përket zgjedhjeve nëpër degë, do të konfirmojë implementimin e kërkesave dhe vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm për masivizimin e LDK’së.

Për çfarë ka nevojë LDK?

Lutfi Haziri: LDK ka nevojë për unitet. LDK, në 25 vjetorin e themelimit të saj, në një gjendje kritike për kthesën e madhe që duhet të ndodhë në vend, pas marrjes së udhëheqjes së Qeverisë për herë të parë, ka nevojë që ta dëshmojë unitetin e strukturave të saj, unitetin e anëtarësisë së saj, e mbi të gjitha unitetin e funksionarëve të saj, ata që mund të shkaktojnë masivizim, optimizëm dhe dhënie të shpresës që LDK, pas këtyre zgjedhjeve, do të jetë më e përgatitur për ta udhëhequr Kosovën në gjendjen post-independente dhe post-rugoviane.

Edhe më tutje neve po na përcjell ky trend dhe duhet të shkaktohet shpresa e madhe që LDK do të jetë bartëse e proceseve për integrim në veçanti dhe për stabilitet.

Ky unitet brenda LDK’së nuk ekziston në masën e dëshirueshme?

Lutfi Haziri: Jo në atë pikë sa do të doja unë ta shihja. Uniteti në anëtarësi po, por zërat e funksionarëve të LDK’së dhe ambiciet që dalin kohë pas kohe po shkaktojnë defetizëm dhe pakënaqësi në LDK, pakënaqësi që më shumë duhet kuptuar si zëra që vijnë si pasojë e konkurrencës dhe parimeve që LDK i ka vendosur. Por, mund të them që pas vitit 2007, LDK ka shkaktuar atë që shumëkush e ka besuar: ndaljen e trendit negativ në struktura dhe kthimin e madh.

Çfarë do të thotë “kthimi i madh”?

Lutfi Haziri: Kthimi i madh… është që është stabilizuar votuesi, është stabilizuar elektorati. Por, tash duhet të punohet që të rritet elektorati dhe të kthehet besimi i të gjithë atyre që për një arsye apo tjetër e kanë humbur besimin në LDK.

Mos ka ardhur koha që të ndërrohet lidershipi i saj?

Lutfi Haziri: Unë nuk jam nga ata që mendon se ndryshimet radikale në strukturë i zgjidhin problemet. Jam ithtar i asaj që ndryshimet dhe në veçanti hapja e derës për gjenerata dhe grupmosha, LDK’në e siguron në një periudhë kohore për 10 vjet, sepse këto zgjedhje definitivisht do të jenë determinuese se çfarë lidershipi do të ketë LDK në 10 vjetët e ardhshme dhe çfarë drejtimi LDK do të marrë.

Politiko: A do të ishit ju, z. Haziri, i gatshëm ta merrni përgjegjësinë për ta bërë LDK’në kështu siç po thoni?

Lutfi Haziri: Unë jam njëri ndër kontribuuesit. Do të vazhdoj të jem njëri ndër ata që rri lojal, konsekuent, në të gjitha parimet që LDK i ka vendosur dhe duke e ndihmuar përmirësimin e saj. Por, në asnjë mënyrë nuk e kam parë veten dhe nuk e shoh si faktor i vetëm. Unë jam njëri nga veprimtarët që punoj në ekip dhe i besoj ekipit.

Por, a do ta merrnit përsipër, nëse ju kërkohet, që ta drejtoni ekipin, që si lideri i saj t’i prini LDK’së për ndryshimet që i duhen?

Lutfi Haziri: Unë e kam thënë edhe më herët, nuk mund ta ndryshoj qëndrimin tim, sepse e kam besim. Qëndrimi im politik me besim të madh është se LDK’së i duhet uniteti i të gjitha strukturave dhe LDK’së nuk mund t’i jap as t’i marr më shumë sesa që më ka dhënë deri tash. Aktualisht, LDK ka kërkuar që unë të jem Kandidat i Gjilanit. Falënderoj votuesit dhe qytetarët e Gjilanit që ma kanë dhënë këtë besim. Vazhdoj të jem i përkushtuar në udhëheqjen e Degës në Gjilan dhe në Komunë.

Politiko: A nënkupton kjo që nuk do të kandidoni për Kryetar të LDK’së në këto zgjedhje?

Lutfi Haziri: Kjo varet shumë nga zhvillimet që do të ndodhin atje. Por, realisht nuk besoj që edhe më tutje është koha të flas për ambicie politike ose për kandidatura të askujt, e aq më pak timen.

Mirëpo, a mund të thuhet se nuk e përjashtoni mundësinë?

Lutfi Haziri: Unë e konfirmova që jam i angazhuar këtu ku jam dhe vazhdoj të jem këtu ku jam. Kjo është primare për mua. Unë jam i sigurt që Kuvendi do të jetë reflektim i unitetit dhe madhështisë që LDK gjithmonë e ka pasur.

Deri më tash janë dy emra që pothuajse kanë pranuar se do të kandidojnë për Kryetar të LDK’së, ndonëse kandidaturat nuk janë shpallur ende zyrtarisht, Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu. A mendoni se LDK mund të dalë mirë me këto dy figura në krye të saj, apo ato janë shteruar dhe ka nevojë për një te tretë / të ri?

Lutfi Haziri: Isa Mustafa është Kryetar në detyrë i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ish Presidenti, është Kryetar Nderi i LDK’së. Nëse po i shohim dy autoritete të mëdha të LDK’së në një konkurrencë, atëherë kjo është madhështi e LDK’së.

Po ashtu, lideri i LDK’së është edhe Kryeministër në detyrë i LDK’së. Për herë të parë ka arritur që ta kapitalizojë kërkesën e strukturës dhe votuesve të LDK’së që ta udhëheqë Qeverinë.

LDK e ka një shans historik që të dëshmojë vizion zhvillimor për vendin përmes qeverisjes dhe vizion zhvillimor përmes LDK’së, e cila i jep input stabilitetit dhe Kosovës europiane. / Politiko.net

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht