
Në Koçan të Maqedonisë së Veriut po përgatitet një varrim kolektiv për të vdekurit nga zjarri në një lokal nate. Autoritetet lokale i kanë rekomanduar Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Vodovod” që të marrë vendim për zgjerimin e parcelave te varrezat e qytetit dhe caktimin e një vendi të veçantë për të vdekurit nga zjarri.
Reuters publikoi pamjet e një ekskavatori duke gërmuar varre.
Për vdekjen e 59 personave është mbajtur protestë dje në Koçan.
Protestuesit hodhën vezë në godinën e Komunës duke iu drejtuar kryetarit të komunës: “Vrasës, dilni jashtë”.
Në protestë prezent ishine edhe disa nga prindërit e fëmijëve që ishin midis 59 personave që humbën në diskotekën që kaploi zjarri.
Kryetari i Komunës së Koçanit, pas tragjedisë që goditi qytetin ku humbën jetën 59 të rinj, dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij.
Qeveria në Maqedoni të Veriut ka shpallur shtatë ditë zie.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.