Kosova anulon pjesëmarrjen në konferencën e OSBE-së në Budvë – shkak Kosovo*

04.05.2015 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Qeveria e Kosovës, në momentin e fundit ka refuzuar pjesëmarrjen në një konferencë rajonale për çështje të pushtetit lokal në Budvë të Malit të Zi, të planifikuar për t’u mbajtur më 5 dhe 6 prill, pasi që ka vërejtje në mënyrën se si Misioni i OSBE-së në Kosovë, si organizator i konferencës, e ka ftuar Kosovën të marrë pjesë në të.

KALLXO.com ka siguruar një letër në të cilën sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Osmani, dërguar shefit të këtij misioni, Ambasadorit Jean- Claude Schlumberger, në të cilën ia ka shfaqur pakënaqësinë e Ministrisë për mënyrën se si ishte formatuar kjo konferencë.

Në këtë letër, Osmani shpreh keqardhje që delegacioni i Kosovës nuk mund të marrë pjesë në konferencën që kishte të bënte me integritetin publik në nivelin lokal.

“Qeveria e Kosovës refuzon të marrë pjesë në ndonjë konferencë ku përfaqësimi i Kosovës nuk është në harmoni me ‘aranzhimet për përfaqësim rajonal dhe bashkëpunim’ të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së.

Osmani thotë se bazuar në Nenin 2 të marrëveshjes, “Kosovo” është emërtimi i vetëm që duhet të përdoret brenda kornizës së bashkëpunimit rajonal, ndërsa Neni 3 e shpjegon përdorimin e fusnotës “pa paragjykuar qëndrimin ndaj statusit (të Kosovës)”, dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Por, Misioni i OSBE-së në Kosovë duket se i është shmangur asaj për të cilën ish-kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kishin nënshkruar në Bruksel në prill të vitit 2013, në prani të ish-Përfaqësueses të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Në faqen e dytë të agjendës së konferencës, sipas Besnik Osmanit, në fusnotën ku përmendet Kosova thuhet se “të gjitha referencat sa i përket territorit, institucionit ose popullatës në tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Në këtë drejtim, përderisa OSBE nuk është e gatshme ta harmonizojë agjendën në përputhje të plotë me marrëveshjen e lartpërmendur, është e papranueshme për delegacionin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë konferencë rajonale”, shkruan Besnik Osmani në letrën për shefin e Misionit të OSBE-së.

Në një prononcim për KALLXO.com, Osmani ka konfirmuar anulimin e pjesëmarrjes së delegacionit kosovar në të cilin përfshiheshin edhe zyrtarë të lartë të nivelit lokal, agjencive të pavarura dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Ky ka qenë një dështim nga ana e organizatorëve të konferencës”, tha Osmani.

Por Misioni i OSBE-së e sheh ndryshe nga Qeveria e Kosovës çështjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në letrën të cilën ambasadori Schlumberger ia ka kthyer Besnik Osmanit, ai e ka distancuar misionin që drejton nga kjo marrëveshje.

“Aranzhimet të cilat i keni përmendur për ‘përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal të marrëveshjes së Brukselit’ nuk aplikohen nga OSBE”, thuhet në letrën që gjatë ditës Schlumberger ia ka dërguar sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së.

Schlumberger është shef i Misionit të Organizatës, kryesinë e radhës të së cilës për këtë vit e mban Serbia, ndërsa organizata gjithmonë ka mbajtur qëndrim “neutral ndaj statusit” të Kosovës.

“Ne natyrisht se e respektojmë plotësisht qëndrimin tuaj dhe kjo është arsyeja pse ne ua kemi komunikuar më parë të gjitha aranzhimet për pjesëmarrjen e institucioneve të Kosovës në (këtë) ngjarje”, ka thënë më tej Schlumberger.

Schlumberger thotë se në konferencën e Budvës, fusnota e OSBE-së është përdorur “në harmoni me praktikën e vendosur të qëndrimit neutral ndaj statusit të Kosovës”.

Edhe Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, e cila ka qenë e ftuar për të marrë pjesë në këtë konferencë, konfirmoi për KALLXO.com se e ka refuzuar pjesëmarrjen.

“Pjesëmarrjen në konferencën e organizuar nga OSBE e kam anuluar pas marrjes së informatës se referencat për Kosovën, institucionet e saj dhe popullin e Kosovës do të jenë në përputhshmëri me Rezolutën 1244 të UNMIK-ut”, tha Kusari- Lila.

Ajo u shpreh se përshkrimi që i është bërë Kosovës nga OSBE paraqet “kthim prapa në shumë procese që kanë ndodhur në Kosovë.

“Sikur fillimisht të bëhej e qartë kjo gjë, as nuk do e konfirmonim pjesëmarrjen në radhë të parë”, tha Kusari- Lila.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht