Gazetarë të kërcënuar dhe media të manipuluara nga politika

03.05.2015 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gazetarë të kërcënuar dhe media të manipuluara nga politika

Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, thanë se si mediat, ashtu edhe gazetarët, përballen me probleme e sfida të mëdha.

Zekirja Shabani, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, tha se kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë, kanë tendenca të rritjes.

“Janë 24 raste vitin e kaluar, kur gazetarët pësuan gjatë kryerjes së detyrës, u kërcënuan dhe u sulmuan fizikisht. Vetëm këtë vit kemi 6 raste të dhunës ndaj gazetarëve”.

“Kjo tregon se të bërit gazetari në Kosovë, nuk është aspak e lehtë dhe ne nuk jemi plotësisht të lirë në punën tonë. Kjo për shumë arsye. Duke filluar nga gjendja e rëndë financiare, me të cilën përballen mediat në vend, mungesa e funksionimit të rendit dhe ligjit, si dhe presionet e grupeve të interesit nga politika e biznesi”, tha Shabani.

Ai shtoi se një numër i madh i gazetarëve punojnë në media pa kontrata pune dhe paguhen jo dinjitetshëm për punën që bëjnë.

Organizata “Freedom House”, ka publikuar të mërkurën raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë, i cili mbulon 199 vende dhe territore.

Kosova ka shënuar përkeqësim në lirinë e mediave, krahasuar me një vit më parë.

Kosova, sivjet, zë vendin e 100-të, krahasuar me pozitën numër 98 që ka mbajtur vitin e kaluar.

Ndryshe, në konferencën e organizuar nga Instituti i Mediave të Kosovës, me temën “Liria e shprehjes në mediat e Kosovës”, u tha se si pasojë e ndjeshmërisë së temave që i trajtojnë gazetarët, ata shpesh kërcënohen.

Publicisti Halil Matoshi, konsideron se kjo ditë Kosovën nuk e gjen në një gjendjen çfarë do të duhej të ishte.

“Sa i përket lirisë së shtypit, ne kemi probleme edhe si media edhe si profesionist. Nuk është e rrugës që gjithmonë të akuzohet vetëm pushteti përkatësisht Qeveria, sepse sot, në kushtet e globalizmit, në kushtet e reja, në të cilat po jetojmë, shumë më të dëmshëm për lirinë e shtypit janë oligarkët, ata që japin para dhe reklamuesit, ata që e blejnë hapësirën reklamuese në media, sesa vetë pushteti faktik”, konstatoi Matoshi.

Kurse, Belul Beqaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, i pranishëm në debatin e organizuar nga Instituti i Mediave të Kosovës, tha se mënyra se si po barten mesazhet nga mediat, bën të mendohet se mediat janë të ndikuara nga politika.

Ai tha, po ashtu, se politika mediale duhet të ketë synim lirinë dhe interesin publik dhe në veçanti sundimin e ligjit.

Mjerisht, theksoi Beqaj, mediat në përgjithësi kanë ikur nga fokusi i interesit të publikut.

“Mediat po përdoren si mjete të ballafaqimeve të klaneve dhe grupeve të interesit, që kanë si pasojë disiplinimin e heshtur, kontrollin, manipulimin me mjetet, duke krijuar portale dhe tabloide partiake, të cilat janë shndërruar në pararojë të pushtetit”, vlerësoi  Beqaj

Beqaj shtoi se mediat në Kosovë, nuk mund të jenë të hapura dhe të pavarura kur partitë politike dhe politikanët janë të mbyllur.

“Kemi probleme me nxitjen e transparencës së pushtetit, avancimit të demokracisë dhe luftës së korrupsionit. Më shumë ka njohuri pushteti për të gjithë ne, për jetën tonë private, sesa që kemi ne njohuri për çështjet e interesit publik, për të cilat duhet të na japin përgjegjësi apo llogari. Kjo është situata që e kemi ne sot”, potencoi Beqaj, raporton rel.

Në Kosovë thuhet se ekzistojnë shoqata, unione dhe asociacione për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, por në mungesë të funksionimit të duhur të tyre, sot nuk dihet se sa është numri i gazetarëve të përjashtuar padrejtësisht nga puna.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht