Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

E publikuar: 22/02/2025 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot (e shtunë) se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë.

‘Dardanët’ do të përballen me Islandën më datë 20 mars në kuadër të ndeshjes së parë të ‘play-off-it’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në ndërkohë, dueli i kthimit do të luhet pas tri ditësh në Spanjë, pasi stadiumi i Islandës është momentalisht në rinovim.