Donald Trump e vendos Grenellin në krye të “Kennedy Center”

E publikuar: 11/02/2025 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Trump emëroi dje Richard Grenellin, të dërguarin e tij për misionet speciale, drejtor ekzekutiv të përkohshëm të Qendrës Kennedy. Emërimi erdhi disa ditë pasi vet Trump u emërua kryetar i bordit të ri të asaj qendre.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës Kennedy. Ric ndan Vizionin tim për Epokën e Artë të Arteve dhe Kulturës Amerikane dhe do të mbikëqyrë funksionimin e përditshëm të Qendrës. Jo më shumë drag shoë, ose propaganda tjera anti-amerikane — vetëm më të mirët. Ric, mirë se vjen në show biznes!” tha presidenti në Truth Social të hënën.

Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare të Trump, dhe ambasador në Gjermani në mandatin e tij të parë, së fundmi udhëtoi në Venezuelë dhe u vlerësua kryesisht për të ndihmuar në lirimin e gjashtë amerikanëve të ndaluar atje.

Trump tha të premten se do t’u jepte fund mandateve të shumë anëtarëve të bordit të Qendrës Kennedy dhe do të shpallte një bord të ri, të udhëhequr nga ai.