GJKKO vendosi “arrest shtëpie”, Xoxa do kthehet nga Roma për të zbatuar vendimin

E publikuar: 10/02/2025 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas marrjes së njoftimit mbi masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykatën e Posaçme, Ajola Xoxa, ka vendosur të kthehet në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një fluturimi nga Roma.

Kujtojmë se këtë të hënë (10 shkurt 2025),me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar është arrestuar sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai akuzohet për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave” ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

Sipas SPAK, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.