
Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tretë në fitoren 3-0 të Al Nassr kundër Al Feiha.
Me këtë gol, portugezi ka arritur në kuotën e 924 golave të shënuara si profesionist.
Ndeshja shënoi edhe debutimin e John Duran-it si golashënues në Arabinë Saudite.
Skuadra e Al Nassr renditet e treta me 41 pikë, tetë pas Al Ittihad, skuadra në të cilën luajnë Kante dhe Benzema.