500 mln Euro për Milanin, Berlusconi vendos sot

30.04.2015 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
500 mln Euro për Milanin, Berlusconi vendos sot

Sot mund të jetë një ditë vendimtare për Milanin. Në vilën e Berlusconit në Arcore ka qenë një natë e gjatë me takime që filluan në orën 19.00 dhe përfunduan në mesnatë me një ofertë në tavolinën e presidentit të Milanit: 500 milionë Euro për 60% të aksioneve të klubit kuqezi. Propozimi i blerjes u formulua nga Tajlandezi Bee Teachaubol, i cili ishte mik në vilën e Berlusconit për fazën më të nxehtë të tratativës falë së cilës mund ti jepet fund një epoke prej 29 vitesh histori të jashtëzakonshme të Milanit nën drejtimin e Berlusconit. Kur Mr Bee siç quhet ndryshe shkurtimisht tajlandezi u largua nga Arcore stafi i tij dha disa mesazhe optimizmi për gazetarët. Manjati Tajlandez ka bindjen se ka bërë një ofertë të mirë. Tani i takon Silvio Berlusconit për të vendosur.

Përveç Berlusconit, në tavolinën e bisedimeve me Bee Taechaubol ishte dhe e bija e tij Barbara si dhe ortakët e tajlandezit, Pabldo Victor Dana, një financues italian me biznese në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe James Davies-Yandle, bashkëthemelues i Global Legend Series, shoqëri që organizon ndeshje mes ish futbollistëve legjendarë nëpër botë.

Takimi mes tyre pritej prej kohësh, ishte momenti që Mr Bee të formulonte propozimin e tij për blerjen e klubuit, një shifër prej 500 milionë Eurosh për 60 % të aksioneve. Berlusconi nuk dha një përgjigje të shpejtë, mori kohën e nevojshme dhe tani pritet që gjithçka të bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare. Në pritje të përgjigjes tajlandezi do të qëndrojë në Milano edhe këtë të Premte.

Mediat italiane gjithsesi njoftojnë se tratativa për të shkruar një të ardhme të re për Milanin nuk përfundon te Mr Bee. Silvio Berlusconi sipas tyre po vijon të mbajë raportet me Mr Lee, kryesyesin e grupit Kinez që gjithashtu është i interesuar për blerjen e Milanit dhe që përbëhet kryesisht nga investues kineze. Me shumë mundësi Berlusconi po pret një ofertë edhe nga kinezët për të marrë pastaj vendimin përfundimtar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Kurti kërkon koordinim dhe planifikim të përbashkët për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kurti kërkon koordinim dhe planifikim të përbashkët për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe