Së paku kështu thuhet në një hulumtim të paradokohshëm të Universitetit Anglia Ruskin në Angli, i bërë me 7.500 njerëz.
Ky studim ka zbuluar se si punëtorët, të cilët kanë marrëdhënie seksuale 2 – 3 herë në javë, kanë 5 për qind pagë më të madhe sesa ata të cilët kanë më rrallë marrëdhënie seksuale.
Besojmë se nuk duhet të theksohet posaçërisht përse është kështu.
“Njerëzit e lumtur dhe të plotësuar janë më produktivë dhe më të suksesshëm në punën e tyre, ndërkaq rezultat i kësaj është edhe paga më e madhe. Njerëzit duhet të dashurohen dhe të jenë të dashuruar, por nëse u mungon kjo, mund të bëhen të ndjeshëm ndaj vetmisë dhe të bien në depresion. Pra, e gjithë kjo ndikon në punën e tyre”, kanë zbuluar hulumtuesit e studimit.
E po ju, çfarë do të thoni lidhur me këto rezultate?