Shembet një ndërtesë tre katëshe në Itali, shkak shpërthimi i gazit, disa të plagosur rëndë

E publikuar: 22/01/2025 00:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shembet një ndërtesë trekatëshe për shkak të një shpërthimi gazi, në Katania.

Shpërthimi ndodhi teksa dy ekipe të kompanisë po punonin për të ndalur një rrjedhje gazi në rrjetin e qytetit.

Kryetari i bashkisë së Katanias, Enrico Trantino raportoi se 7 persona janë të plagosur, disa në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, të paktën 150 persona janë evakuuar nga zona.