Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i shoqëruar nga presidenti në largim Joe Biden, ka arritur në Kongres për ceremoninë e inaugurimit të tij si Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.
Fillimisht Trump dhe gruaja e tij, Melania, u pritën fillimisht në Shtëpinë e Bardhë nga Biden dhe gruaja e tij, Jill, për të pirë çaj.
“Mirë se vini në shtëpi”, i tha Biden Trumpit.
Trump pritet të bëjë betimin në orën 17:47, kohë që është zgjedhur pasi që Trump do të bëhet presidenti i 47-të.
Ai më pas do të mbajë fjalimin tradicional të inaugurimit.