Zbulohet misteri i orgazmës së femrës, pasi ta lexoni asgjë s’do jetë si më parë

E publikuar: 29/04/2015 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Orgazma femërore është njëri ndër misteret e gjinisë njerëzore. Një hulumtim i ri, të cilin e ka bërë Samuel Salama në Francë, ka përdorur ultrazërin dhe analizën kimike, në mënyrë që të ofrojë përgjigjen përfundimtare pyetjes së prejardhjes së orgazëmës femërore.

Duke përdorur ultrazërin, femrave u janë kontrolluar fshikëzat urinare para marrëdhënieve intime në mënyrë që të verifikonin që fshikëza është e zbrazët, transmeton Telegrafi.

Drejtpërdrejt para orgazmës fshikëza e po atyre femrave ka qenë e mbushur plot. Fshikëza do të ishte sërish e zbrazët pas lirimit të ejakulateve.

Analiza biokimike e lëngut ka treguar që dy nga pesë femra kanë nxjerrë nga trupi lëngun, i cili ka po atë përbërje sikur edhe urina e tyre.

Në lëngun e femrave të tjera është gjetur antigjeni specifik për prostatën, të cilin e lirojnë gjëndrat e Skenit, përkatësisht ‘prostata femërore’. Lëngu i femrave të tilla ka qenë i bardhë dhe “sikur qumësht’, ndërkaq pikërisht i tillë konsiderohet edhe ‘ejakulimi femëror’.

Ky hulumtim ndihmon në thyerjen e kontradiktave rreth lëngut, të cilin shumë femra e lirojnë gjatë orgazmës. Këto me siguri janë dy lëngje të ndryshme, nga burime të ndryshme.

“Akoma nuk dihet a kanë ato lëngje rol psikologjik dhe a shërbejnë për ndonjë qëllim”, ka thënë Barry Komisaruk, njëri ndër ekspertët e ekipit hulumtues.