Sulm me th*kë në një shkollë në Sllovaki, dy të vr*rë e një i plag*sur

E publikuar: 16/01/2025 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona u vranë dhe një tjetër u lëndua, pasi një nxënës kreu sulm me thikë në një shkollë në pjesën lindore të Sllovakisë.

Policia lokale tha fillimisht se i dyshuari – një nxënës 18-vjeçar i gjimnazit – ishte në arrati dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos i afroheshin atij, raporton BBC.

Megjithatë, i dyshuari u kap pak më vonë. “Ne e sigurojmë publikun se të gjitha masat e nevojshme janë duke u marrë për t’ju bërë që të ndiheni të sigurt” – tha policia sllovake.

Më tej, policia tha se viktimat e adoleshentit ishin dy nxënës dhe një mësimdhënës.

Mediat sllovake raportuan se sulmi ndodhi në qytezën Spissk Stara Ves me rreth dy mijë banorë, afër kufirit me Poloninë, rreth orës 13:00.