Pacquiao: Ndihem mirë, do të fitoj. Mayweather: Vlera ime t’u mësoj fëmijëve ç’është boksi

E publikuar: 29/04/2015 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga “Ndeshja e Shekullit”. Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather i paraprinë konferencave tradicionale të shtypit me një përballje në distancë që dihet nuk mund të dekrentonte fituesit, por konfirmoi se në Las Vegas do të zhvillohet eventi sportiv jo vetëm më i pasur por edhe më popullor i viteve të fundit. Dëshmojnë për këtë turmat e tifozëve që shoqëruan dy konferencat e shtypit që u mbajtën thuajse njëkohësisht nga dy sfidantët e Botërorit në versionet WBA, WBO dhe WBC të peshës “welter”.

Filipinasi u prezantua në të famshmin Mandalay Bay Hotel bashkë me promotorin Bob Arum, trajnerin Freddie Roach dhe këshilltarin Michael Koncz. Konferenca e shtypit u shoqërua nga një egzibicion balerinësh dhe këngëtarësh filipinas.

Pacquiao

” Jeni të emocionuar? Nuk duhet të jeni nervozë të Shtunën pasi unë do të ngjitem në ring i relaksiuar dhe 100% i sigurtë se do të fitoj. Vetë Zoti më ka dhënë forcën, unë do të bëj gjithçka përmes Krishtit”.

Më pas Pacquiaio u thellua në një moment më reflektues.

Pacquiao

“Në krahasim me 5 vjet më parë nuk ndiej asnjë ndryshim në trupin tim kam më shumë eksperiencë por pa humbur as shpejtësinë dhe as forcën, madje jam më i shpejtë se në 47 takimet e mia të mëparshme. Nuk e di se përse në çdo sfidë nisem në disavantazh, por do të fitoj pasi nuk e kam humbur instiktin tim vrasës”.

Filipinasi u fokusua edhe te një vlerësim për kundërshtarin e tij, Floyd Mayweather.

Pacquiao

“Nuk mund të them që është kundërshtari më i vështirë në karrierën time, pasi kam sfiduar kampionë si Oscar De La Hoya, Miguel Cotto dhe Juan Manuel Marques. Duhet të fitoj për tifozët e mi nuk është më një çështje personale. Jam gati për çdo lloj taktike. Nëse Mayweather do të më largohet do ta ndjek, nëse më sulmon do të jetë akoma më mirë pasi atëherë do të fitoj me Knock Out”.

Pak më vonë për të festuar mbërritjen e madhe të Mayweather, Arena e MGM ishte e mbushur plot e për plot sikur të ishte dita e ndeshjes. Ishte një rast i papërsëritshëm për shumë amerikanë për të parë benjaminin e tyre, duke parë koston e biletave anës ringut që arriti deri në 128. 706 Dollarë. Madje janë shitur edhe të gjitha biletat për ceremoninë e peshimit që për herë të parë do të jetë me një kosto për hyrjen e fansave.  Hyrja pompoze e idhullit të tifozëve amerikanë u parapri nga një shok i komikut Ricky Smiley dhe raperit Doug E. Fresh para se të prezentohej nga Marching Band e Southern University. Nëse Pacqyiao preferoi ta snobonte Mayweather e sulmoi haptaz.

Mayweather

“Duhej të ishte këtu me mua në këtë moment. Shumë sponsorë dhe rrjete televizive kanë punuar së bashku që ky event të realizohej, kjo ceremoni është suporti profesional që ne boksierët duhet ti japim eventit. Ambiciet janë gjithmonë të mëdha për mua, nëse nuk do të kisha marrë pjesë në Grand Arrival, mungesa ime do të ishte në faqet e para të gazetave”.

Gjithsesi më pas fjalimi në publik i favoritit të duelit të shekullit u përqëndrua të disa faza të zakonshme.

Mayweather

” Të gjithë ata që janë në këtë arenë i përkasin skuadrës Mayweather. Natyrisht që unë bëj shumë para me boksin, por edhe i kthej pas nëpërmjet fondacionit tim të bamirësisë. Vlera ime e vërtetë është t’ju mësoj fëmijëve të mi se çfarë është sporti. Ata janë të përfshirë në jetën dhe në karrierën time pasi kanë kuptuar se boksi është një sport i madh dhe jo një mënyrë për të bërë para”.

Dy konferenca të jashtëzakonshme, tashmë të gjithë e kanë kuptuar se në Las Vegas do të ndodhë diçka vërtet e veçantë. Ndeshja e shekullit do të trasnetohet Live në orën 02 të natës meds të Shutunës dhe të Dielës  në paketën SuperSport të platformës Digitalb. Të gjithë ata që disponojnë një abonim Premium do të mund ta ndjekin eventin e madh falas, ndërsa për gjithë të tjerët që nuk e disponojnë një abonim të tillë, sërish do të kenë mundësinë të përjetojnë live emocionet e mëdha të ndeshjes së shekullit nëpërmjet formulës Pay per View me një kosto minimale prej vetëm 200 lekësh të reja.

/supersport.al/