Chelsea nuk heq dorë nga objektivi Gareth Bale madje është gati të bëjë sakrifica të mëdha për të bërë të mundur transferimin e uellsianit në Stamford Bridge.
Mediat angleze këmbëngulin se trajneri i Bluve të Londrës, Jose Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht futbollistin 25-vjecar dhe për të mbërritur te Bale është gati t’i ofrojë në shkëmbim Realit të Madridit, një nga lojtarët e tij më të mirë pikërisht belgun Eden Hazard.
Mourinho vetëm pak ditë më parë theksoi se vetëm 1 këmbë e Hazard kap vlerën e 100 milionë Paund por sipas mediave britanike, Speacial One mendon se me Bale në ekip Chelsea mund të bëjë hapin e madhe cilësor duke fituar jo vetëm në Angli por edhe në Europë.
Pavarësisht deklaratave të trajnerit portugez në lidhje me cmimin e largimit të Hazard, belgu dhe uellsiani kanë një vlerë të përafërt në merkato dhe duke ditur dëshirën e Bale për t’u rikthyer në Ishull, ky operacion mund të realizohet me sukses.
Në këtë mënyrë Reali do të kishte në dipozicion futbollistin më të mirë të sezonit në Premier League, ndërkohë me Chelsean do të bashkohej lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi Bale me kalimin nga Tottenhami te Los Blancos në verën e vitit 2013 për rreth 100 milionë Euro u shndërrua në futbollistin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë nga një klub.