Bari-Durrës me traget, Durrës-Prishtinë me veturë, shumë mërgimtarë po vijnë nga gyrbeti në një linjë të re udhëtimi

E publikuar: 20/12/2024 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për festat e fundvitit, shumë bashkatdhetarë marrin rrugën për në Kosovë.

Derisa aeroporti po mbushet e kolona po krijohen në pikat kufitare, disa kanë zgjedhur një tjetër rrugë për të arritur deri në vendlindje, shkruan IndeksOnline.

Shumë prej mërgimtarëve po i drejtohen Barit të Italisë, për të shfrytëzuar tragetin që i sjellë në portin e Durrësit.

Zakonisht, kjo formë e udhëtimit merr kohë afro nëntë orë, ndërkaq nga Durrësi e deri në pikën kufitare në Morinë kalohen 2 orë.

Udhëtimi i sontëm me traget nga Bari ishte përplot.