Një në tre femra ëndërron të bëjë një treshe

E publikuar: 27/04/2015 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëni një test të vogël.

Çfarë mendoni se dëshiron gruaja juaj në shtrat? Një masazh? Përkëdhelje? Përqafime?

Shumë sipër në listën e dëshirave është një fantazi mashkullore: një treshe.

Një në tre gra dëshiron që të bëjë seks treshe, raporton BZ.

Kombinacioni? Nuk ka rëndësi nëse janë dy meshkuj apo një mashkull e një femër, thjesht dëshira për këtë aventurë i tërbon ato.

“Gratë janë të hapura. Ato eksperimentojnë me dëshirë,” sqaron terapistja seksuale Joy Davidson.

“Kurse meshkujt duan një femër tjetër për treshen. Ata kanë më shumë frikë të eksperimentojnë me të njëjtën gjini,” shton ajo.

Megjithatë, pavarësisht kësaj dëshire, vetëm dhjetë përqind e grave thonë se e kanë provuar me të vërtetë diçka të tillë.

Terapistja Laura Berman thotë: “Problemi është xhelozia. Ato menjëherë do pyesin: a kishte ajo një trup më të mirë? A e mendon ai akoma atë? Të jem e sinqertë, njoh vetëm një çift, që e ka kaluar këtë eksperiment pa probleme”.

Thjesht nuk jemi gati për treshet.

Por për të ëndërruar, ëndërrojnë shumë nga ne.