Kickboksieri shqiptar me nënshtetësi austriake Dardan Avdylaj është eliminuar në finale të turneut ndërkombëtar për peshën deri në 81 kg nga Jan Greisiger.
Kickboksieri Avdylaj në meçin e parë e mposhti bashkëkombësin e tij, Besart Eminin, i cili e përfaqësonte shtetin zviceran. Fitore shqiptari ka shënuar edhe në meçin e dytë ndaj polakut Kaszuba Arkadiusz, kurse në finale Avdylaj, është mposhtur pa mëritë me pikë nga çeku Jan Greisiger.
Pas meçit, Dardan Avdylaj, ka thënë për “Epokën e re”, se gjatë dy muajve të fundit është përgatitur në mënyrë intensive për ndeshjen e finales dhe gjatë gjithë kohës e ka pasur përkrahjen e xhaxhait të tij, Hakiut. “Jam stërvitur shumë në dy muajt e fundit. Për këto stërvitje e kam pasur edhe përkrahjen e xhaxhait, Hakiut. Humbja është normale, por besoj se më është bërë padrejtësi e madhe, pasi me vlerësimin e gjyqtarëve çekë dhe polakë, kundërshtari im ishte i favorizuar”, ka thënë Avdylaj, i cili ka luftuar për versionin WAKO.